Lajmet

LinkedIn tashmë në mbështetje të karrierës së adoleshentëve

Sep 26 2013
0 Shpërndarje
LinkedIn tashmë në mbështetje të karrierës së adoleshentëve

linkedinLinkedIn ka menduar këtë herë të ofrojë shërbimet e veta për të ndihmuar adoleshentët të regjistrohen në universitetet e përshtatshme ose për të gjetur një punë, një strategji e konsideruar “e mençur” nga analistët.

Tradicionalisht LinkedIn ka shërbyer si faqe për profesionistët e bizneseve, megjithatë së fundmi ka lejuar edhe të rinjtë e moshës 14 vjeç të regjistrohen ndërkohë që më parë kufiri minimal i moshës ka qenë 18 vjeç.

LinkedIn do të jetë i vlefshëm për adoleshentët inteligjentë dhe ambiciozë të cilët fillojnë të mendojnë që herët për të ardhmen e tyre dhe studimet e mëtejshme.

Një element kritik i lidhur me politikat e reja të kompanisë është edhe lançimi i produktit Faqet e Universiteteve (University Pages) që lejojnë kolegjet dhe universitetet të publikojnë lajmet më të fundit si dhe t’ju përgjigjen pyetjeve të antarëve të LinkedIn.

Në lidhje me këtë nismë të re të kompanisë analistët janë shprehur se LinkedIn nuk do të lëkundë aspak imazhin e vet pasi në fokus do të vazhdojë të jetë karriera e profesionistëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>