Biznes

LinkedIn bënë blerjen e parë

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
LinkedIn bënë blerjen e parë

LinkedIn ka theksuar se do të blejë kompaninë mSpoke me bazë në Pittsburgh për të ndihmuar aftësinë e saj për të filtruar mesazhet dhe artikujt e lajmeve që përdoruesit e saj i shkëmbejnë përmes rrjetit të saj.  mSpoke gjithashtu do të përmirësojë motorin rekomandues të Linkedin, që vë në shënjestër njerëz, punë dhe të dhëna tjera tek anëtarët e LinkedIn.

Termet e marrëveshjes nuk u bënë të ditura, por shefi ekzekutiv i LinkedIn Jeff Weiner tha në një intervistë se LinkedIn ka rreth 76 milion dollarë që i ka afatizuar në bankë në vitin 2008, dhe se marrëveshja është financuar përmes qarkullimit operativ të të hollave.

Kompania private LinkedIn, që fiton të holla nga reklama dhe shërbime Premium, nuk i paraqet para publikut rezultatet financiare, por Weiner shtoi se të hyrat e kompanisë janë rritur dhe gjithashtu edhe profiti këtë vit është shtuar. Weiner shtoi se dy themeluesit e mSpoke do t’i bashkohen LinkedIn.

Lajmet e fundit>