Lajmet

Linkedln përmirëson funksionin e kërkimit

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Linkedln përmirëson funksionin e kërkimit

Rrjeti profesional prezantoi të hënën kërkime të reja të titujve të punës, njerëzve dhe bizneseve.

Në këtë mënyrë kërkimi për emrin e kompanisë do të shfaqë rezultate të njerëzve që punojnë atje, vende vakante të punës dhe profilin e vet kompanisë. Ose ju mund të kërkoni mbi emrin e një punë si p.sh: “supervizor”, dhe të shihni njerëz me atë titull, vende vakante, apo lokalizime dhe kompani që po kërkojnë një supervizor.

Deri tani kërkimi ishte më i thjeshtëzuar, kërkimi mbi një person apo mbi një kategori nuk të ofronte të dhëna të tjera mbi kategoritë e tjera.

Faqja gjithashtu zbuloi disa karakteristika të kërkimit si filtra të avancuar kërkimi, kompletime automatike, që bëhet koherent mbi bazë të të dhënave që ne kërkojmë, edhe lajmërimet mbi kërkimet që ju dalin sa herë që një kërkim nxjerr rezultate.

Me rreth 200 milionë përdorues të regjistruar duke bërë rreth 5.7 miliardë kërkime vetëm vitin e kaluar, Linkedln është një nga mjetet më të nevojshme për të rekrutuar punonjës, për ata që janë pa punë.

Aplikacionet e Linkedln kanë nevojë për përmirësime. Në postim u lajmërua për funksione të reja, me përmirësime të tjera të kërkimit dhe më një mënyrë më të mirë të kuptimit të kërkimit. (PCWorld Albanian)

linkedin

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>