Lajmet

LinkMe, pajisja që shfaq mesazhe dhe lajmërime në dorën tuaj

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
LinkMe, pajisja që shfaq mesazhe dhe lajmërime në dorën tuaj

Ndërkohë që dy kompanitë gjigande të teknologjisë si Apple dhe Samsung po përpiqen të punojnë me risitë mbi pajisjet e orëve inteligjente, LinkMe një projekt i ri ka ecur shumë përpara.

LinkMe është një pajisje që punon me Bluetooth dhe i lejon përdoruesit të shohin tekste mesazhesh apo lajmërime nga rrjetet sociale të vijnë në dorë.

Secili dërgon me anë të një aplikacioni në smartfon mesazhe drejt LinkMe dhe ato shfaqen në LinkMe.

“Është shumë e thjeshtë, në takime, në klasë apo kur i keni duart shumë të zëna, ju mund të pranoni mesazhet që janë më të rëndësishme për ju” tregohet në faqen zyrtare të pajisjes.

Përdoruesit gjithmonë mund ti përshtatin lajmërimet sipas kërkesave të tyre, duke zgjedhur një grup me karakteristika që LinkMe do të shfaqë në një moment apo person të caktuar kur ai komunikon me anë të LinkMe, thanë krijuesit e pajisjes. Çdo prototip aktualisht ka 125 LEDs në ekranin e tij.

LinkMe ka mbledhur 23000 $ nga 100000 $ që ka si qëllim edhe pse kanë ngelur 28 ditë nga përfundimi i fushatës. Sipas krijuesve nëse ky projekt mbledh 140000 $ ata do të shtojnë opsione të lëkundjes të pajisjes. (PCWorld Albanian)

LinkME

Lajmet e fundit>