Harduer

Linksys prezantoi routerin 300 dollarësh WRT32X për të pasionuarit e lojërave

Aug 23 2017
0 Shpërndarje
Linksys prezantoi routerin 300 dollarësh WRT32X për të pasionuarit e lojërave

Linksys u vjen në ndihmë gejmerave me routerin më të ri i cili ka prioritet trafikun e tyre të internetit.

I quajur WRT32X, routeri sjell teknologjinë më të fundit që zakonisht gjendet në kompjuterat e lojërave nga kompanitë si Razer dhe Alienware. Softueri i tij ep prioritet lojërave mbi çdo gjë tjetër në përpjekje për të reduktuar ngecjet.

Prezantimi i WRT32X u bë në Janar por routeri doli në shitje vetëm ditën e Marte. Supozohet se dërgesat e para fillojnë muajin e ardhshëm me çmim prej 299 dollarësh.

Linksys ka përgatitur edhe një video prezantim që mund ta ndiqni mëposhtë:

Routeri vjen me mbështetjen për 802.11ac, pesë porta Ethernet, një USB 3.0, antena me dy banda dhe funksionon me OpenWrt, një firmware që krijon mundësitë për modifikime të tjera.

Kjo do të thotë se WRT32X do të bëjë me të vërtetë diferencën për gejmerat të cilët përdorin një rrjet ku gjenden përdorues të tjerë. /PCWorld Albanian

Tags >

linksys
Lajmet e fundit>