Harduer

Linksys prezantoi routerin Tri-Band EA8300

Apr 6 2017
0 Shpërndarje
Për fillestarët, EA8300 është një router që kombinon dy bandat 5Ghz në një të vetme duke ofruar shpejtësi teorike deri në 1,733 Mbps. Linksys prezantoi routerin Tri-Band EA8300 Photo Source: Linksys

Të Mërkurën Linksys prezantoi një router të ri Wireless për shtëpitë dhe zyrat, modelin EA8300. Është një router me tre banda, një pikë aksesi 2.4 Ghz dhe dy pika aksesi 5Ghz. Gjithashtu karkaterizohet nga teknologjia supreme MU-MIMO duke premtuar më shumë konektivitet dhe performancë.

Për fillestarët, EA8300 është një router që kombinon dy bandat 5Ghz në një të vetme duke ofruar shpejtësi teorike deri në 1,733 Mbps. Po qëllimi i dy bandave 5Ghz nuk është ofrimi i shpejtësive maksimale në këtë router por mbulueshmëria konstante në ambjente të ndryshme të shtëpisë dhe vendit të punës.

Konkretisht ndërsa pajisja e lidhur me routerin lëviz, ky i fundit do të përcaktojë se cila prej bandave ka mbulueshmëri më të mirë duke kaluar lidhje nga njëra tek tjetra dhe analsjelltas në varësisë së cilësisë së saj.

Kjo teknologji është e aktivizuar automatikisht. Megjithatë përdoruesit e pajisjeve me wireless statik si konsolat apo televizorët inteligjentë do të ishte më mirë mos përdorimi i teknologjisë. Në vend të saj ata mund ti përcaktojnë manualisht detyrat e bandave për pajisje të ndryshme.

Sipas letrës së specifikave routeri ka dy antena me një bandë dhe dy antena me dy banda. Në brendësi gjendet një procesor me frekuencë 716 Mhz, 256MB RAM, 256 MB memorje të brendshme, pesë porta Ethernet (1 WAN dhe 5 LAN) dhe një portë USB 3.0. /PCWorld Albanian

Tags >

linksys
Lajmet e fundit>