Lajmet

Linus Torvalds: Linux 4.0 duhet të jetë i përqendruar në qëndrueshmërinë e sistemit

Nov 4 2013
0 Shpërndarje
Linus Torvalds: Linux 4.0 duhet të jetë i përqendruar në qëndrueshmërinë e sistemit

Themeluesi i sistemit Linux, Linus Torvalds, ka propozuar që Linux 4.0, që është një lëshim i ardhshëm i softuerit me burim të hapur, duhet të jetë i përqendruar në arnim të vrimave dhe qëndrueshmërinë e sistemit.

Ndonëse reagimi i tij fillestar për këtë sugjerim për një lëshim të ndarë për arnim të vrimave nga Dirk Hohndel, i cili është shef i sektorit të teknologjisë për Linux dhe softuerit me burim të hapur në Intel, ishte ta kritikonte atë.

“Unë nuk pashë shumicën prej nesh të përqendruar në të,” – u shpreh ai. Torvalds është duke pyetur për komente në një propozim për ta vendosur Linux 4.0 si lëshim për arnim të vrimave në një periudhë një vjeçare.

Hohndel diskutoi një lëshim për arnim të vrimave në LinuxCon Europe në Edinburgh të Mbretërisë së Bashkuar, muajin e kaluar.

Ai pyeti Torvalds-in gjatë një sesioni për pyetje dhe përgjigje nëse ai mendon që përqendrimi i prezantimeve ishte më tepër në shpejtësi dhe shtim të veçorive të reja.

Sipas tij, ndoshta zhvilluesit e Linux-it duhet të marrin një hap mbrapa dhe ta lëshojnë një version të përqendruar në arnim të vrimave dhe qëndrueshmërinë e sistemit, siç ishte një përmendje që bërthama më e fundit e qëndrueshme kishte mbi 4 mijë vrima të njohura.

Torvalds fillimisht ishte i shqetësuar që një lëshim vetëm për arnim të vrimave dhe qëndrueshmëri nuk do të ishte në interesin e zhvilluesve, të cilët me siguri mund të kenë dëshirë që të marrin veçori të reja. (PCWorld Albanian)

Linux_screenshot

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>