Linus Torvalds shpresh pakënaqësi ndaj Nvidias

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Linus Torvalds shpresh pakënaqësi ndaj Nvidias

Linus Torvalds nuk e pëlqen Nvidia. Dhe për këtë kemi dëshmi grafike në YouTube. Kjo u tha nga Torvalds, që paraqet forcën kryesore prapa bërthamës së Linux, gjatë fjalimit në një forum të mbajtur nga Qendra për Sipërmarrësi Aalto në Otaniemi, në Finlandë më 14 qershor. Ai ishte duke i’u përgjigjur një pyetjeje nga publiku.

Një grua shpjegon se si ajo kishte probleme me një çip Optimus nga Nvidia që nuk funksiononte në llaptopin e saj. Nvidia është ndërmarrja me bazë në Kaliforni, e që njëherit njihet si furnizuesi më i madh me kartela grafike në botë.

“Unë isha duke pritur që Nvidia të bënte një lloj të çipit dhe të bënte diçka… [por] ata thanë që nuk do të ofrojnë ndonjë përkrahje,” tha ajo. Kjo ishte e tëra që u desh të dëgjonte Torvalds. “Nvidia ka qenë njëra nga pikat më problematike që kemi patur me prodhuesit e harduerëve. Dhe kjo është vërtetë shqetësusese, sepse Nvidia provon të shesë çipa, shumë çipa në tregun e Androidit. Dhe Nvidia ka qenë ndërmarrja e vetme më e keqe me të cilën kemi marrëveshje ndonjëherë,” tha ai.

Kështu që Nvidia, vafsh në djallë,” tha ai në minutën 49:59, duke treguar gishtin e mesëm.

Ai vazhdoi. “Unë mendoj që është vërtetë shqetësuese kur ju shisni harduer dhe përdorni Linux dhe nuk ofroni përkrahje për të.”

Ai pastaj e kualifikon deklaratën e tij. “Mos më keqkuptoni pasi që nuk jam duke thënë që ndërmarrjet e tjera janë të përsosura.” (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>