Harduer

Linux 3.8 do të largojë mbështetjen për çipët Intel 386

Dec 14 2012
0 Shpërndarje
Linux 3.8 do të largojë mbështetjen për çipët Intel 386

I lëshuar në vitin 1985, procesori i386 iu ka shërbyer përdoruesve të shumtë të PC-së përreth globit, por së fundi zhvilluesit e bërthamës së Linux-it vendosën që të largojnë mbështetjen për të.

“Kjo pemë largon mbështetjen e CPU-ve 386 të vjetër dhe kështu shkatërron mjaft shumë ndërlikim”,- shkroi zhvilluesi Ingo Molnar kur paraqiti ndryshimin të martën.

Ky ndërlikim ka nënkuptuar punë shtesë për zhvilluesit e bërthamës për vite, tregoi Molnar.

Duke larguar mbështetjen për 386 do të bëhet jeta më e lehtë, duke nënkuptuar që fillimi me Linux 3.8, harduerët shumë të vjetër nuk do të jenë më në gjendje që të përdorin versionet moderne të Linuxit.

“Fatkeqësisht, është një çmim nostalgjik: sistemi juaj i vjetër 386 DX33, nuk do të jetë në gjendje që të lëshojë bërthamat moderne më të Linux-it. Nuhateni këtë ”,- shtoi Molnar.

Linux në përgjithësi dhe llojet e lehta si Puppy Linux dhe Damn Small Linux në veçanti kanë ofruar kohë më parë një rrugë për të mbajtur harduerët e vjetër në punë dhe duke funksionuar në mënyrë produktive për vite. (PCWorld Albanian)

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>