Lajmet

Linux i ri 3.4 sjellë shumë përmirësime

May 22 2012
0 Shpërndarje
Linux i ri 3.4 sjellë shumë përmirësime

Linux-it, ju deshën pothuajse 20 vjet për të nxjerrë Linux 3.0, dhe pas një viti vjen edhe versioni Linux 3.4. Ndryshimet më të theksuara në versionin e ri janë, mundësia për të instaluar kartela të reja grafike si dhe një “mori” përmirësimesh në Brtfs.

Linux 3.4 pranon serinë e kartelave grafike të Nvidia GeForce 600, por gjithsesi është e kufizuar në versionet e saj bazë. Gjithashtu, është eksperimentuar dhe me kartelat e AMD-së dhe ky version është plotësisht kompatibil me serinë Radeon 7000 si dhe me krijimin e ri të AMD-së, Trinity APU.

Btrfs ka shumë të reja, duke përfshirë rritjen e performansës dhe mënyrën se si i përballon problemet, blloqe më të mëdha të metadatave, si dhe mjetet e reja për riparim dhe ruajtjen e të dhënave.

Modifikimet e reja të Linux duke përfshirë dhe përmirësimet e kernel, janë vetëm maja e ajsbergut. Të gjitha ndryshimet e mëdha ndodhen mbrapa skenave. Për më shumë detaje rreth versionit të ri mund të shfletoni Ueb faqen zyrtare të Linux.

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>