Lajmet

Linux: Një alternativë pa harxhe për Windows

Jan 3 2009
0 Shpërndarje
Linux: Një alternativë pa harxhe për Windows

S’do licencë
Ndonëse mund të blesh versione komerciale të paketuara të Linux, të cilat përfshijnë edhe mbështetje, çdo version është gjithashtu i disponueshëm falas sipas normave të Burimit të Hapur GNU (Licencë e Përgjithshme Publike), ose GPL. Pasi të kuptosh se cilin version do të përdorësh (shiko më poshtë), mundesh të shkarkosh, kopjosh dhe ta instalosh në sa më shumë sisteme që dëshiron. Taksa e licencimit të softuerit është zero, në krahasim me 300 dollarë për një kompjuter për një version të plotë të Windows Vista Business Edition. Një tjetër gjë e mirë është se Linux nuk bën kërkesat për aktivizim si Microsoft . Pavarësisht punës me mijëra aplikacione të lira (për disa nga zgjedhjet e mia, shiko find.pcworld.com/ 61341), versionet e Linux vijnë me një kopje të OpenOffice.org. Ndonëse nuk është një zëvendësues i mirëfilltë i Microsoft Office, e bën punën dhe kushton 500 dollarë më pak se Office Professional 2007. OpenOffice.org është pa një ekuivalent të Microsoft Outlook, por çdo version i Linux përfshin Evolution, një menaxher personal informacioni nga Novell. Disa aplikacione kyçe, të bazuara në Windows, si p.sh. AutoCAD, nuk kanë zëvendësime te Linux, por për shumë vende pune, për mungesat e kësaj natyre, nuk vlen të shpenzosh 800 dollarë dhe më shumë për Windows dhe Office. Shumë aplikacione për Windows funksionojnë shpejt dhe mirë në Linux, me anë të Wine, që vjen bashkë me shumicën e versioneve të shpërndara. Për ata që nuk punojnë me Wine, ekzistojnë dy opsione të tjera. Mund të instalosh një kopje të Windows duke përdorur një prej virtualizuesve të disponueshëm falas, si KVM (Makineri virtuale e bazuar në Kernel, e ndërtuar brenda Linux Kernel) – VMWare Server, ose mund të instalosh një Dual Boot Windows-Linux. Në shumicën e versioneve i njëjti disk përfshin aplikacione serveri, MySQL database engine, softuer virtualizimi dhe mbështetje për bazat e të dhënave dhe aplikacioneve më të mira CRM. Samba networking software emulon admirueshëm funksionet e Windows Server 2008, i cili ka një çmim që fillon nga 999 dollarë. Mund dhe të zëvendësosh instalimin e kushtueshëm të Exchange server me Zimbra Collaboration Suite me kod të hapur. Cilindo version të përdorësh, desktop apo server të Linux, sistemi operativ është i falshëm për një tjetër element që Microsoft po përpiqet ende ta shtojë te Windows: Sigurinë! Linux nuk është i mbrojtur me magji nga viruset, krimbat dhe sulmet e tjera të bazuara në Internet, por pjesa më e madhe e kërcënimeve shënjestron Windows dhe aplikacionet e saj. Arkitektura e Linux, por gjithashtu dhe statusi i tij minoritar, e bëjnë të mos jetë subjekt i kërcënimeve ashtu siç mund të jetë një PC.

Opsionet e instalimit dhe mbështetja
Dy menaxherët më të njohur të dritareve të Linux, softueri që kontrollon pamjen dhe sjelljen e ndërfaqes grafike të përdoruesit X Window, janë GNOME dhe KDE. Shumica e versioneve instalojnë paraprakisht njërin apo tjetrin. Ubuntu të paraqet të parin dhe OpenSuSE të dytin. Sidoqoftë, mund të instalosh të dy menaxherët e dritareve në sistem dhe të zgjedhësh cilin të përdorësh kur logon. Disa menaxherë dritaresh, sidomos Xfce dhe Blackbox kërkojnë më pak memorie dhe përpunim grafik sesa Gnome dhe KDE, duke i bërë kështu një zgjedhje të mirë për harduerët e vjetër. Përfundimisht, versionet e lehta të Linux, si Puppy Linux, e çojnë sistemin operativ në një peshë aq të lehtë sa i jep jetë dhe kompjuterëve më të vjetër. Mbështetja për Sistemin Operativ nuk është asnjëherë e lirë, por mbështetja e Linux është relativisht jo e shtrenjtë. Versioni i paketuar 60-dollarësh, i mbështetur nga Novell, OpenSuSE 11.0, vjen me 90 ditë mbështetje për instalimin. Për një mbështetje më të gjatë zgjidh SuSE Linux Enterprise Desktop (tashmë në versionin 10) për 50 dollarë në vit, ose shko
me Ubuntu dhe bli një kontratë mbështetëse nga bërësi Canonical, duke filluar me $250 në vit. Përdoruesit Ubuntu, thonë me shaka se thjesht duke googluar
për mbështetje teknike, zakonisht gjen përgjigjen ekzakte në forumet Canonic. Linux është i ndryshëm nga Windows, por nuk është ndonjë lloj alieni dhe do të të marrë pak kohë dhe para për të bërë kalimin. Por, të mos kesh për të paguar kurrë më Microsoft për licencat e Windows dhe Office, është një dhuratë e cila vazhdon të të ribëhet. Më e rëndësishmja, do të jesh i lirë të kontrollosh zgjedhjen tënde të aplikacioneve të desktopit dhe serverit, në harduerë që mund t’i përballosh financiarisht.

 

Lajmet e fundit>