Blog

Lirohet eksperti i blockchain në këmbim të 1 milion dollarëve

Dec 31 2017
0 Shpërndarje
Puna e tij në EXMO nuk kishte të bënte me asete financiare dhe se bursa aktualisht po operon normalisht. Lirohet eksperti i blockchain në këmbim të 1 milion dollarëve

The Guardian raportoi ditën e sotme se një punonjës i rrëmbyer i një burse britanike të monedhave kriptografike është liruar në këmbim të 1 milion dollarëve në bitcoin.

EXMO Financial, kompania ku Pavel Lerner punonte, tha se eksperti i blockchain-it ishte rrëmbyer në Ukrainë.

Kompania tha se Lerner nuk është dëmtuar. “Aktualisht ai është i sigurtë pa ansjë dëm fizik,” shkruante kompania në uebsajtin e saj.

Ndërsa autoritetet janë duke hetuar rrëmbimin, mbetet i fshehtë identiteti i personit apo kompanisë që pagoi për lirimin e tij.

Puna e tij në EXMO nuk kishte të bënte me asete financiare dhe bursa aktualisht po operon normalisht.

Mediat lokale raportuan se gjashtë persona të armatosur kishin rrëmbyer Lerner dhe futur në një makinë.

EXMO falënderoi komunitetin dhe median për mbështetjen e dhënë kompanisë dhe Lerner në këto momente të vështira. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>