Lajmet

Lironi hapësirën në Mac duke fshirë fotografitë e ruajtura pa dijeninë tuaj nga Twitter

May 3 2014
0 Shpërndarje
Lironi hapësirën në Mac duke fshirë fotografitë e ruajtura pa dijeninë tuaj nga Twitter

ep4jiaqfyhf8wrvm7xbyNëse përdorni aplikacionin Twitter në Mac, atëherë fotografitë ruhen në diskun tuaj dhe mund të zënë hapësirë. JamesPowell nga MacTricks&Tips tregon se si të gjeni këto gjëra të ruajtura pa dëshirë dhe t’i fshini. Shumë mjete të pastrimit do të fshijnë pjesën cache, por atyre mund t’iu ikë kjo. Powell, që përdor CleanMyMac, gjeti që kishte 2 GB të fotografive të profileve edhe pasi ai kishte bërë përdorimin e mjetit të tij të fshirjes. Këto fotografi janë fotografi profilesh, kështu që sasia e hapësirës që mund të zihet varet nga ajo se sa shpesh personat që ju ndjekin ndërrojnë fotografitë e tyre dhe sa njerëz i ndiqni.

Vetëm hapeni Finder-in, shkoni tek menuja Go dhe zgjidhni Go to Folder. Atje shkruajeni frazën e mëposhtme dhe shtypni Enter:

~/Library/Containers/com.twitter.twitter-mac/Data/Library/Caches/com.atebits.tweetie.profile-images<br>

Fshini përmbajtjen e atij folderi për ta “hequr qafe” cache-in. Mund të mos duket sikur nuk është duke përdorur shumë hapësirë, por nëse jeni duke punuar në një SSD ose thjesht dëshironi që ta mbani makinën tuaj të pastër, atëherë ky mësim mund të ju hyjë në punë. (PCWorldAlbanian)

Tags >

Mac
Lajmet e fundit>