Biznes

Litecoin arrin vlerë rekord, rritet me 4,000% krahasuar me një vit më parë

Dec 12 2017
0 Shpërndarje
Kontrata e parë e Bitcoin filloi të tregtohej të Dielën në një bursë Amerikane duke rritur vlerën e monedhës virtuale me shpejtësi. Litecoin arrin vlerë rekord, rritet me 4,000% krahasuar me një vit më parë

Litecoin arriti një rekord të ri ditën e Hëne duke u vlerësuar me 244 dollar dhe rritur me 50% brenda ditës.

Monedha virtuale është rritur me 4,000% krahasuar me një vit më parë. Sipas CoinMarketCap.com Litecoin aktualisht këmbehet me 244.65 dollar.

Vitin e kaluar Litecoin këmbehej me 4.33 dollar. Ndërsa bitcoin ka patur një vit të shkëlqyer, edhe monedhat e tjera kanë përfituar nga popullariteti në rritje i këtij të fundit.

Bitcoin aktualisht këmbehet me 16,850 dollar sipas CoinMarketCap. Monedha virtuale kishte arritur deri në 18,300 dollar ushqyer edhe nga hyrja në tregun valutor të Chicago Board Options.

Kontrata e parë e Bitcoin filloi të tregtohej të Dielën në një bursë Amerikane duke rritur vlerën e monedhës virtuale me shpejtësi.

Kontrata e cila mbaron në Janar u rrit nga 15,460 dollar në 16,000 dollar në orët e para në bursën e Chigaco Board Options.

Kontratat CBOE nuk përfshijnë bitcoin. Ato janë letra me vlerë që gjurmojnë çmimin e bitcoin në Gemini, një prej bursave më të madhe në botë të bitcoin.

Një trafik i lartë në uebsajtin e CBOE pasoi ku përdoruesit përkohësisht nuk mund të qaseshin në www.cboe.com. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>