Lajmet

Lituani, antivirusët e Kaspersky kërcënim për sigurinë e vendit

Dec 22 2017
0 Shpërndarje
Këtë muaj, agjencia Britanike e sigurisë kibernetike paralajmëroi agjencitë shtetërore duke u kërkuar të shmangin përdorimin e softuerëve të kompanive Ruse. Lituani, antivirusët e Kaspersky kërcënim për sigurinë e vendit

Softuerët e firmës Ruse të sigurisë Kaspersky janë kërcënim për sigurinë kombëtare të Lituanisë u shprehën autoritetet e këtij vendi të cilat do të ndalojnë përdorimin e tyre në kompjutera me informacione të ndjeshme.

Antiviruset e Kaspersky do të hiqen nga kompjuterat të cilët kontrollojnë infrastruktura kritike si energjia, financat dhe transportin pavarësisht nëse është institucion shtetërore apo firmë private.

Përdorimi i antivirusit të Kaspersky u ndalua për agjencitë shtetërore në SHBA këtë vit nisur nga shqetësimet se kompania mund të ketë lidhje të afërta me Kremlinin.

Këtë muaj, agjencia Britanike e sigurisë kibernetike paralajmëroi agjencitë shtetërore duke u kërkuar të shmangin përdorimin e softuerëve të kompanive Ruse.

Por qeveria Lituaneze dërgoi shqetësimet në një nivel tjetër duke konsideruar Kaspersky kërcënim për sigurinë e vendit. /PCWorld Albanian

Tags >

Kaspersky
Lajmet e fundit>