Lajmet

Lituania: Kremlini na ka përgjuar sistemet kompjuterike prej mëse 2 vitesh

Dec 23 2016
0 Shpërndarje
Lituania: Kremlini na ka përgjuar sistemet kompjuterike prej mëse 2 vitesh

Head of Lithuania's National Cyber Security Center Cerniauskas poses for a picture in VilniusShteti Baltik i Lituanisë, në vijën e parë të frontit mes Perendimit dhe Rusisë, akuzon Kremilinin se ka kryer sulme kibernetike ndaj sistemeve kompjuterike qeveritare të paktën dy vitet e fundit.

Shefi i sigurisë kibernetike të këtij vendi tha për Reuters se programe përgjuese Ruse janë zbuluar në kompjuterat qeveritar të paktën që nga 2015-ta dhe janë identifikuar 20 përpjekje për të infektuar të tjerë këtë vit.

“Programi përgjues i zbuluar ishte funksional për të paktën një vit e gjysëm përpara se të identifikohej si i tillë,” tha Rimtaustas Cerniauskas, Drejtor i Qendrës së Sigurisë Kibernetike në Lituani.

Autoritetet Ruse e kanë mohuar çdo implikim të mundshëm duke i quajtur akuzat qesharake. Frika nga sulmet kibernetike Ruse është rritur ndjeshëm muajt e fundit sidomos pas ngjarjeve të ndodhura gjatë zgjedhjeve presidenciale Amerikane ku u hakua Komiteti Demokratik në SHBA dhe Kremlini është i dyshuari kryesor.

Shërbimet e inteligjencës Lituaneve në raportin e tyre vjetor shpreheshin se qëllimet e sulmeve kibernetike nga financiarë janë shndërruar në politikë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Lituani
Lajmet e fundit>