Lajmet

Live eSeminar, e ardhmja e kompjuterizimit

Jul 31 2014
0 Shpërndarje
Live eSeminar, e ardhmja e kompjuterizimit

live-seminarsNëse jeni të interesuar për të ardhmen e sistemeve operative, të çipeve kompjuterike apo për të ardhmen e lojërave mobile për fëmijë dhe zhvillimet e ndërfaqeve të përdoruesve, bëhuni pjesë e seminarit online në kampusin me adresë: Lagjja Pejton, Rr. “Perandori Justinian” Nr.1A në Prishtinë. Ky seminar zhvillohet më 7 gusht 2014, ora 18.00. Në lidhje me seminarin online duhet kryer regjistrimi në Live eSeminar.

Temat që dontë trajtohen në këtë seminar do të jenë:

1. E ardhmja e lojërave mobile për fëmijë dhe zhvillimet e ndërfaqeve të përdoruesve;

2. E ardhmja e çipeve kompjuterike;

3. E ardhmja e sistemeve operative.

Në këtë seminar do të japin leksione profesionistë të fushave lidhur me temat e sipërpërmendura. Për më shumë informacion referohuni te http://goo.gl/4smrFG. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>