Lajmet

Liveblog: Apple prezanton iPhone e rinj

Sep 12 2018
0 Shpërndarje
Aktiviteti i shumëpritur i Shtatorit të Apple ka mbërritur. Pas pak minutash në skenë do të ngjiten ekzekutivët e kompanisë për të treguar produktet dhe risitë më të fundit të Apple. Liveblog: Apple prezanton iPhone e rinj

20:46: Tim Cook falenderon audiencën dhe mbyll aktivitetin e prezantimit të iPhone të rinj

20:43: macOS Mojave përditësohet me 24 Shtator

20:43: Përditësohen HomePod dhe tvOS më 17 Shtator.

20:42: Apple iOS 12 mbërrin më 17 Shtator

20:42: iPhone 7 ngelet me çmim nga 499 dollarë

20:41: XS dhe XS Max fillojnë porositë më 21 Shtator në shitje nga 28 Shtatori

20:40: iPhone XS Max vjen në 64GB, 256GB dhe 512GB me çmim bazë 1,099 dollarë

20:40: iPhone XS vjen në 64GB, 256GB dhe 512GB me çmim bazë 999 dollarë

20:39: Apple iPhone XR vjen në 64GB, 128GB dhe 256GB dhe fillon nga 749 dollarë. Porositë fillojnë më 19 Tetor dhe shitjet 26 Tetor

20:32: Jetëgjatësia është 90 minuta më shumë sesa iPhone 8 Plus

20:31: Kamera e pasme e vetme mund të realizojë foto portret

20:30: Një kamër të vetëm të pasme 12-megapiksel. Në brendësi është procesori i ri 7 nanometër A12 Bionic.

20:29: iPhone XR sjell eksperiencën e iPhone XS me ekran LCD

20:27: Ekrani është LCD 6.1-inç me rezolucion 1792×828 piksel dhe 326ppi

20:27: iPhone XR i ri ngjan me një iPhone 8 por me ekran pa kornizë.

20:25: Apple prezanton një iPhone të ri, iPhone XR

20:17: Dual SIM dhe teknologji eSIM.

20:16: LTE Gigabit

20:16: iPhone XS ka një jetëgjatësi 30 minuta më të lartë sesa iPhone X

20:13: iPhone XS regjistron audio stereo

20:11: Kur realizoni një foto portret një opsion i ri shfaqet “Depth” ku mund të ndryshoni thellësinë e sfondit.

20:10: Foto HDR dhe Portret

20:09: Foto të shkrepura nga iPhone XS

20:08: iPhone XS sjell teknologjinë Smart HDR duke reduktuar ngecjen dhe humbjen e cilësisë së detajeve HDR.

20:07: “Falë Apple A12 dhe motorit neural imazhet janë edhe më cilësore.” Gjatë një fotoje procesori kryen 1 trilion operacione në sekondë.

20:06: Kamerat vinë me stabilizim optik. Kamera frontale ka sensor 7-megapiksel.

20:05: iPhone XS ka një kamër kryesore 12-megapiksel dhe një telefoto 12-megapiksel.

20:04: Kamera e iPhone është më popullorja në botë

20:03: E ardhmja e lojërave të drejtosh ekranin e telefonit drejt një hapësire boshe

20:03: Tre lojtarë ndajnë të njëjtën skenë AR.

20:01: Aplikacioni i tretë i demonstruar është nga realiteti i shtuar: Alti Mar.

19:59: iPhone XS gjurmon objektet përpara kamerës siç është rasti i lojës në foto

19:57: Apple tregon disa demo lojërash duke demonstruar fuqinë grafike të iPhone XS dhe jo vetëm por edhe audion stereo

19:47: Apple do të ofrojë modele 512GB të iPhone XS

19:46: Risia është se motori neural përpunon 5 trilion operacione në sekondë shumë më tepër sesa 600 miliardë të A11.

19:46: GPU-ja e A12 është 50% më e shpejtë se A11

19:45: Procesori i dizajnuar nga Apple ka dy bërthama të fuqisë së lartë dhe dy të ulëta. A12 është 15% më e shpejtë.

19:44: iPhone XS vjen me procesor Apple A12 Bionic me arkitekturën 7 nanometër. Procesori i parë me këtë arkitekturë

19:42: Audio Stereo e gjerë për modelet XS

19:41: Telefoni me ekran 6.5-inç quhet iPhone XS Max

19:40: Një version i ri 6.5-inç i iPhone X

19:40: Ekran 5.8-inç

19:38: iPhone XS vjen në tre ngjyra: artë, gri dhe argjendtë. Telefoni rezistent ndaj ujit 2 metër për 30 minuta falë IP68

19:36: iPhone është telefoni numër 1 në botë. Kënaqësia konsumatore është 98%

19:36: “iPhone X ndryshoi të ardhmen e telefonëve”

19:35: Tim Cook në skenë. “Le të flaism për iPhone”

19:33: Porositë fillojnë të Premten dhe shitjet më 21 Shtator. WatchOS 5 debutojn më 17 Shtator.

19:33: Apple Watch 4 fillon nga 399 dollarë për modelin GPS, 499 dollarë për modelin LTE. Apple Watch 3 bie në 279 dollarë.

19:32: Apple Watch 4 vjen edhe në versionin Nike+

19:31: Të gjithë rripat e orës Apple Watch 4 funksionojnë edhe me gjeneratat e tjera

19:26: Apple Watch 4 është ora e parë inteligjente që mund të realizojë një EKG. Ajo vjen me 18 orë jetëgjatësi baterie

19:24: Presidenti i Shoqatës Amerikane të Zemrës lavdëron potencialin e teknologjisë për të shpëtuar jetë dhe veçanërisht të Apple Watch 4.

19:21: Duke mbajtur gishtin mbi rrotullën e orës për 30 sekonda do të merrni një analizë të zemrës. Nëse keni probleme ora do ju lajmërojë.

19:20: Apple Watch kujdeset për ritmin e zemrës falë një sensori të ri mund të krijojë një EKG tuajën.

19:18: Nëse ritmi i zemrës është më i ulët, ora paralajmëron përdoruesin

19:16: Apple Watch 4 vjen me procesorin e ri S4 64-bit shoqëruar nga grafika të reja. Performanca është dyherë më e lartë se paraardhësi.

19:15: Altoparlanti është ridizajnuar dhe me audio më të lartë.

19:14: Rrotulla e orës është përditësuar dhe tani vjen me feedback haptik.

19:14: Fytyra dinamike që ndërveprojnë me ekranin.

19:13: Apple Watch 4 vjen me fytyra të reja.

19:11: Më shumë përmbajtje në aplikacionin e fotove, hartave dhe kalendarit.

19:10: Apple Watch vjen me një ekran të ri, 30% më i madh.

19:09: Apple Watch tashmë i përket një niveli tjetër

19:08: Jeff Williams në skenë për të folur për Apple Watch

19:06: Zhvilluesit kanë fituar 100 miliardë dollarë që nga themelimi i dyqanit të aplikacioneve

19:06: App Store muajin e ardhshëm shënon 10 vjetorin

19:04: Tim Cook thotë se Apple është pranë shitjet të pajisjes së 2 miliardë iOS

19:04: Këto janë ditë magjike sepse ne do të ndajmë me ju inovacionet më të fundit.

19:02: Tim Cook del në skenë

Aktiviteti i shumëpritur i Shtatorit të Apple ka mbërritur. Pas pak minutash në skenë do të ngjiten ekzekutivët e kompanisë për të treguar produktet dhe risitë më të fundit të Apple.

Sipas raportimeve Apple do të prezantojë këtë mbrëmje tre modele të reja iPhone, dy me ekran OLED dhe një me ekran LCD.

Krahas tyre Apple Watch do të përditësohet me një ekran më të madh. Gjithashtu të reja do të ketë rreth iPad, Mac, iOS, macOS e shumë produkte të Apple por vëmendja ngelet tek iPhone.

Para pak orësh përmes uebsajtit të Apple rrodhën informacione rreth emërtimit të telefonëve të rinj të cilët do të quhen: iPhone XR, XS dhe XS Plus.

Qëndroni për të mësuar rreth të rejave më të fundit në këtë transmetim live. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>