Harduer

Liveblog: Samsung prezanton Galaxy Note 8-ën

Aug 23 2017
0 Shpërndarje
Note 8 është një shansi i artë për Samsung jo vetëm si ripërtëritje e flagshipëve të kompanisë edhe rikthimi i markës Note në treg pas katastrofës Note 7 vitin e kaluar. Liveblog: Samsung prezanton Galaxy Note 8-ën

17:50: “Faleminderit për vite të tëra inspirim, Mirëseerdhët në familjen Galaxy Note.”

17:49: “Në IFA do të prezantojmë yjet e rinj Galaxy.”

17:48: Porositë fillojnë pas pak ditësh, më 15 Shtator në dyqane

17:47: Kështu mund të karikoni një bateri 3,300 mAh

17:46: Teknologjia e ngarkimit wireless prezent që nga Note 5 dhe Galaxy S6

17:46: Sistemi Knox mbron dokumentet dhe privatësinë tuaj së bashku me një skaner të shenjave të gishtërinjve, të irisit dhe fytyrës

17:45: Galaxy Note 8 vjen me 64GB memorje të brendshme por edhe hapësirë për kartat SD

17:45: Galaxy Note 8 ka 6GB RAM dhe procesor 10 nanometër

17:45: Me Galaxy Note kemi rimodeluar konceptin e një telefoni mobil

17:44: Në skenë rikthehet Justin Denison

17:43: Përdoruesit mund të vijojnë një video thirrje nga telefoni i tyre direkt në modalitetin e desktop falë DeX

17:41: “Kemi bashkëpunuar me Zoom për të bërë më të thjeshtë komunikimin me kolegët.”

17:40: “DeX ndryshon mënyrën sesi punojmë dhe luajmë”

17:40: Me DeX kemi krijuar një botë të re përtej dhomës suaj tek zyra juaj duke marrë gjërat tuja më të rëndësishme me vehte

17:39: “Le të flasim për DeX”

17:38: “Mund të përdorni Bixby për të luajtur këngën tuaj të preferuar në Spotify.”

17:37: Komanda zanore “Good Night” drejtuar Bixby do të aktivizojë filtrat e natës për ekranin dhe të aktivizojë alarmin

17:37: Bixby debutoi ditën e djeshme në 200 vende të botës në gjuhën Angleze dhe Koreane (http://pcworld.al/aftesite-e-zerit-te-bixby-ne-samsung-tani-jane-te-diponueshme-ne-mbi-200-vende-ne-mbare-boten-edhe-ne-shqiperi/)

17:37: “Do të flas për gjërat e mija të preferuara, Bixby dhe DeX”

17:36: Në skenë Drejtori i Marketingut të Produktit Jon Wong

17:35: Përdoruesit mjafton të marrin telefonin në duar dhe të fillojnë të shkruajnë në ekran pa e ndezur fare

17:34: Galaxy Note sjell një aplikacion shënimesh gjithnjë aktiv në ekranin “Always On.”

17:31: “S-Pen sjell një dimension të ri komunikimi dhe shkrimi sepse mund ti dërgoni kujdo shënime me shkrime dore të animuara.”

17:30: “Dhe tani është përmirësuar më tej falë ndjeshmërisë më të lartë ndaj presionit”

17:29: “S-Pen ka qenë gjithnjë zemra dhe shpirti i linjës Note”

17:28: Një modalitet i ri “Live Focus” u jep përdoruesve një sfond të turbulluar

17:26: Galaxy Note 8-ta është telefoni i parë në botë me dy kamera që kanë stabilizim optik

17:25: Sot prezantojmë Note 8-ën me sistem kamerash duale. Një prej tyre ka kënd të gjërë ndërsa tjetra lente telefotografike me zoom optik 2X

17:24: “Sot nuk e përdorim kamerën vetëm për rast etë caktuara, ne i përdorim ato për të kapur momentet tona çdo ditë”

17:23: Në skenë Drejtorja e Strategjisë së Produktit Susan De Silva

17:22: Paneli Edge mund të lançojë aplikacione në një ekran të ndarë me një prekje të vetme

17:22: Denison shpjegon disa arsye pse ekrani i madh është i duhuri

17:21: “Morën një xham prej 6.3 inç dhe lakuam skajet këtë herë me një kënd më të madh”

17:20: “Sot do të kombinojmë këtë ekran me S-Pen.”

17:19: “Në Mars ne prezantuan “Ekranin Infinity” një teknologji e cila filloi një epokë të re në dizajnin e telefonëve”

17:18: “Është diçka që diferencon Note nga të tjerët, ekrani i madh inovativ”

17:16: Në skenë zëvendës Presidenti i Strategjisë së Produktit Justin Denison

17:15: “Ju prezantoj me Galaxy Note 8-ën”

17:14: “Sot jemi këtu për të festuar durimin e të gjithë besnikëve të Samsung”

17:13: “Sot do të dërgojmë tek ju ekranin më të madh që mund të mbajë dora juaj.”

17:12: 3 nga 4 përdorues të Note thonë se telefoni në fjalë është më i miri që kanë përdorur

17:11: “E vërteta është se Note është ndryshe nga telefonët e tjerë ashtu siç përdoruesit e saj ndryshojnë nga të tjerët.”

17:10: “Nuk do ta harrojmë kurrë sesa shumë besnik të Note qëndruan me Samsung. Pasioni i tyre ka qenë inspirim për ne.”

17:10: “Askush nuk ka për ta harruar çfarë ndodhi vitin e kaluar”

17:09: Dj Koh në skenë

Vjeshta është pranë dhe së bashku me të vjen edhe sezoni i telefonëve inteligjentë. Sot Samsung do të prezantojë Galaxy Note 8-ën në aktivitetin Galaxy Unpaced.

Në javët e fundit janë publikuar një mori fotosh dhe informacionet rreth Note 8-ës e hardueri të saj duke zbuluar: sistem dual kamerash, dizajn i stilit të S8-ës me ekran Infinity dhe sigurisht rikthimi i lapsit Stylus S-Pen.

Ndërsa Galaxy S8+ ka ekran 6.2 inç, Note 8 pritet të ketë ekran akoma edhe më të madh prej 6.3 inç.

Note 8 është një shansi i artë për Samsung jo vetëm si ripërtëritje e flagshipëve të kompanisë edhe rikthimi i markës Note në treg pas katastrofës Note 7 vitin e kaluar.

Ndërsa evenimenti pritet të fokusohet kryesisht në telefonin e Samsung, ekziston mundësia që kompania të zbulojë edhe disa supriza të tjera kryesisht në aspektin e softuerit.

Na ndajnë më pak se 30 minuta nga evenimenti i Samsung. Ai fillon në 17:00 me orën tonë lokale. Samsung do të transmetojë live evenimentin në uebsajtin e tij por edhe në kanalin në Youtube.

Gjithashtu mund ta ndiqni edhe nga aplikacioni mobil (iOS/Android.) /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>