Harduer

Llaptopët nga Kogan vijnë së bashku me Ubuntu 11.04

Apr 20 2011
0 Shpërndarje
Llaptopët nga Kogan vijnë së bashku me Ubuntu 11.04

Për shkak të daljes në maj, pajisjet do të kenë një monitor 12 inçë LED, së bashku me të gjërat e tjera që mund të ju nevojiten: internet, aplikacione për zyrë, pako të fotove dhe të videove, të përshatshëm janë edhe sistemi operativ Ubuntu dhe Windows.

 Me një disk SATA 250 GB dhe memorie operative 1GB DDR2 – me mbështetje deri në 4GB – makina nuk harxhon shumë rrymë, andaj ka mundësi ta mbajë baterinë për një kohë të gjatë; ka edhe një kamerë të brendshme dhe një tastierë të përshtatshme ergonomike.

Brenda makinës janë një procesor 1.2GHz Intel Celeron M ULV, SU 2300, një kartelë grafike Intel GS40 me 256MB memorie dhe një kartelë për wireless 802.11 B/G/N. Me masën prej 1.5kg, makina ka një uebkamerë dhe një bateri që mund të qëndrojë deri në 3.5 orë pa u mbushur.

Dhe si sistem operativ të nënkuptueshëm ka Ubuntu 11.04.

Një tjetër ofertë nga Kogan që gjithashtu ka sistemin Ubuntu është llaptopi 12 inçësh Agora Pro, ultraportativ.

Në këtë fushë përfshihen një disk 500GB SATA dhe 2GB RAM me mbështetje deri në 4GB. Si sistem operativ të nënkuptueshëm ka Natty Narwhal.

Gjëja më e mirë është që këto pajisje si kjo janë duke ardhur shpejt dhe fuqishëm. Ishte vetëm një javë më parë, kur u paraqitën netbookët e rinj Herkules Linux powered eCAFE.

Tani më tepër se kurrë, kur individët dhe ndërmarrjet janë duke u lodhur nga marrëveshjet me Microsoft dhe janë duke e parë si të arsyeshëm kalimin në Linux, ata kanë mundësi të shumta për të zgjedhur./pcworldabalbanian

 

Lajmet e fundit>