Blog

Llaptopi juaj i ardhshëm mund të ketë Kinect

Jan 28 2012
0 Shpërndarje
Llaptopi juaj i ardhshëm mund të ketë Kinect

Gjiganti Redmond së fundi tregoi disa prototipe nga Asus që përfshinin senzorë të Kinectit dhe që e kishin sistemin operativ Windows 8. The Daily thotë që përdorimi i senzorëve që bëjnë kapjen e lëvizjes ka domethënie për lojëra e po ashatu edhe për zhvendosje të aplikacioneve ose si një zëvendësim për kontrollim  të gjërave mediatike.

Derisa Kinect duket të jetë i përshtatshëm në një kompjuter personal me ekran 27 inçë, ai mund të shtrihet edhe në ekranet më të vogla, veçanërisht llojin e skenarëve të lojërave që funksionojnë mirë sot me Kinect dhe Xbox. Kontrollimi me lëvizje mund të ketë më shumë domethënie në një llaptop se sa në një ndërfaqe ekrani të ndjeshëm për prekje, që funksionon më mirë në një tablet./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>