Lajmet

Llogaria e BBC-së në Twitter hakohet nga grupi përkrahës i presidentit sirian

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
Llogaria e BBC-së në Twitter hakohet nga grupi përkrahës i presidentit sirian

A satellite transmission dish is seen behind housing near BBC Television Centre at White City in LondonLlogaria në Twitter që i përket shërbimit për motin në BBC ishte hakuar në fillim të javës, tha transmetuesi publik britanik.

“Ushtria Elektronike Siriane”, që paraqet një grup që e quajnë veten me këtë emër, që mbështesin presidentin e Sirisë Bashar al Assad, thuhet se fshihet pas këtij sulmi. Është pikërisht ky grup që tashmë ka thyer faqen në Facebook të presidentit amerikan, Barack Obama.

Grupi së fundi kishte pasur si synim uebfaqen dhe llogarinë në Twitter të Organizatës Human Rights Watch dhe llogarinë në Twitter për shërbimin francez të lajmeve, France 24.

Llogaria në Twitter e BBC Weather filloi të postojë porositë e pazakonshme, nga ofendimet deri tek ato humoristike që shpesh i referohen politikës në Siri dhe Lindjen e Mesme.

Në një cicërimë ishte deklaruar: “Jetë të Gjatë #Sirisë Al-Assad #SEA.”

Pak kohë pas këtyre postimeve, “Ushtria Elektronike Siriane” pranoi që kishte hakuar llogarinë së bashku me disa të tjera.BBC Weather

“@BBCarabicOnline & @BBCWeather & Bbcradioulster ishte hakuar nga “Ushtria Elektronike Siriane” #SEA, #Siria,” tha grupi në një cicërimë.

Projekti Raspberry Pi, ishte gati për t’iu shitur BBC-së

Cicërimat nga hakerët tashmë janë larguar nga llogaria BBC Weather the janë zëvendësuar me disa cicërima ku u kërkohet falje ndjekësve.

Hakohet Twitteri: 250,000 përdorues duhet të ndërrojnë fjalëkalimet

“Ne jemi të vetëdijshëm që në orët e kaluara disa llogari të BBC-së në Twitter janë hakuar. Ne jemi në mënyrë aktive duke punuar për këtë problem dhe pritni që kjo të zgjidhjet së shpejti,” thuhej në një deklaratë nga BBC. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>