Blog

Llogaria e hakuar e Sony Music në Twitter shokon botën: “Britney Spears ka vdekur”

Dec 27 2016
0 Shpërndarje
Llogaria e hakuar e Sony Music në Twitter shokon botën: “Britney Spears ka vdekur”

Spears performs at iHeartRadio Jingle Ball concert at Staples Center in Los AngelesDitën e Hëne hakimi i llogarisë në Twitter të Sony Music rezultoi në publikimin e dhjetëra njoftimeve të rreme se ikona e muzikës Pop, Britney Spears, kishte vdekur.

Sony Music, një filial i Sony, doli me një qëndrim se llogaria në rrjetin social ishte kompromentuar po që situata po rimerrej nën kontroll.

Kompania kërkoi ndjesë ndaj Britney Spears dhe adhuruesve të saj për këtë ngjarje. Një zëdhënës i Sony refuzoi të komente më tej ndërsa Twitter akoma nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar.

35 vjeçarja fituese e Grammy Awards dhe një yll ndërkombëtar i muzikës “është shëndosh e mirë” tha menaxheri i Spears Adam Leber për CNN.

Disa prej cicërimave të para të publikuara në Twitter si “RIP @britneyspears” dhe “#RIPBritney 1981-2016,” pushtoi titujt e lajmeve ditën e djeshme.

Por së shpejti të gjitha u fshinë pas raportimeve se grupi i hakerave OurMine kishte marrë përgjegjësinë. Edhe Bob Dylan kishte rënë prej e këtij mashtrimi duke publikuar një cicërimë “Rest in peace @britneyspears.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>