Siguri

Llogaritë e hakuara në iTunes vazhdojnë të shiten në Kinë

Jan 7 2011
0 Shpërndarje
Llogaritë e hakuara në iTunes vazhdojnë të shiten në Kinë

Tregtarët në faqen Kineze Taobao.com kanë qenë duke shitur llogari të iTunes dhe Apple App Store të mbushura me dollarë amerikanë, për çmime shumë të lira. Disa shërbime lejojnë blerjen e produkteve në iTunes me një vlerë prej 100 dollarë amerikanë, duke paguar vetëm 8.30 dollarë. Por mediet Kineze kanë raportuar se Hakerët kanë marrë llogaritë të cilat kanë qenë duke i shitur online.

Në anën tjetër vetë tregtarët nuk kanë treguar prejardhjen e llogarive. Një tregtarë tha se ndoshta llogaritë janë marrë prej hakerëve, por shtoi se shërbimet ishin legale për  tu blerë sepse llogaritë burojnë nga një tregtarë tjetër në SHBA, i cili ende nuk është identifikuar.

Llogaritë e shitura online shpesh deklarojnë se blerësit duhet të bëjnë blerjet e tyre brenda 12 orëve, kjo sipas të gjitha gjasave bëhet për të parandaluar që përdoruesi i vërtetë të vërejë transaksionet e paautorizuara dhe të anulojë informacionet e kredit kartelave.

Sa i përket mënyrës sesi janë vjedhur këto informata të llogarive ende mbetet e paqartë. CEO i kompanisë së sigurisë Knownsec nga Kina, Zhao Wei ka thënë se haekrët mund të kenë tentuar të marrin këto llogari duke vjedhur informatat në kartelat dhuratë që shpërndahen në iTunes. Por tani ata janë duke zhvilluar metoda për të vjedhur informacione të llogarive në kompjuterë dhe iTunes, shtoi ai.

“Ne gjithnjë punojmë në avancimin e sigurisë së llogarive për përdoruesit tanë” tha në një deklaratë Apple, e cila ende nuk ka adresuar si duhet telashet me llogaritë e hakuara. Taobao nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Kompania ka thënë se nuk ka pranuar informata nga Apple rreth llogarive dhe nuk është bërë ndonjë kërkesë për t’i larguar ato.

Blerja e llogarive të vjedhura në iTunes është diçka atraktive në Kinë sepse shumë konsumatorë atje nuk kanë llogari legjitime të vetën. iTunes në versionin Kinez pranon pagesa vetëm me kartela kredit, e kjo është diçka që shumica e konsumatorëve nga Kina nuk e kanë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>