Lajmet

Llogaritë Foursquare jo më të domosdoshme për përdoruesit e rinj të shërbimit

Feb 13 2015
0 Shpërndarje
Llogaritë Foursquare jo më të domosdoshme për përdoruesit e rinj të shërbimit

foursquare-relaunch-closeup1

Foursquare sapo ka publikuar një përditësim madhor duke lejuar përdoruesit e rinj të përdorin aplikacionet e saj pa qenë të detyruar të hapin një llogari të re.

Tani aplikacioni do të shërbejë më tepër si një mjet zbulimi destinacionesh dhe vende për tu vizituar i cili do të mund të përdoret nga të gjithë. Vitin e shkuar Foursquare ishte një rrjet social I buzuar në vendodhje përmes së cilit përdoruesit mund të ndanin lokacionin e tyre me miqtë. Në të vërtetë, detyrimi për hapjen e llogarisë ishte pjesë e politikave të privatësisë së rrjetit social. Por kjo ndryshoi në momentin në Foursquare u nda në dy aplikacione vitin e shkuar. Tashmë aplikacioni i ri Foursquare nuk kërkon një llogari në mënyrë që tju sjellë dobi përdoruesve të tij. Ky aplikacion largohet nga karakteristika e “Check In” dhe përqendrohet më shumë në rekomandimet.

Aplikacionet Foursquare dhe Swarm numërojnë 55 milion llogari dhe në këto statistika nuk është përllogaritur trafiku në foursquare.com. Aplikacioni është i disponueshëm në Android, Windows Phone dhe iOS.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>