Biznes

Login Systems distributor i Iomega për Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë

Jul 8 2012
0 Shpërndarje
Login Systems distributor i Iomega për Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë

Distributori rajonal i produkteve dhe zgjidhjeve të TI-së, Login Systems nënshkroi marrëveshje me Iomega, një lider mbarëbotëror i zgjidhjeve inovative për zgjidhjet e ruajtjes së të dhënave (storage), për bashkëpunim dhe distribuim të produkteve dhe shërbimeve të TI-së. Që nga dita e stome, Login Systems është në gjendje të ju ofroj rishitësve produktet dhe zgjidhjet nga Iomega në të tre shtetet ku operon – Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Venko Gligorov, menaxher general në Login Systems, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes deklaroi: “gjysmën e parë të vitit turbulent 2012 Login Systems e përfundon duke e zgjeruar ofertën e vet me produkte të reja, duke u bazuar në kërkesat e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe përdoruesve shtëpiak të avansuar, të cilët nëse dëshirojnë të zhvillojnë dhe mbijetojnë ju nevojiten të përdorin produkte dhe zgjidhje kualitative të”.

Në anën tjetër, Carsten Schneider, menaxher rajonal për Europën Qëndrore dhe Lindore në Iomega, theksoi: “Unë sinqerisht e vlerësoj interesin tuaj dhe shpresoj të kemi bashkëpunim sa më të suksesshëm”.

Produktet e Iomega ofrojnë zgjidhje për ruajtjen e të dhënave në rrjet (Network Storage Solutions), me karakteristika të avansuara, dhe ofrojnë zgjidhje për backup brenda pajisjes apo edhe në Cloud. Cloud-i personal është teknologji inovative e bazuar në teknologjinë e rrjetit që ju mundëson përdoruesve shtëpiak të krijojnë Cloud-in e tyre privat, dhe përmbajtja dhe qasja janë gjithmonë nën kontrollin e përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>