Lajmet

Login Systems organizon në Tiranë “Enteprise Day 2011”

Apr 14 2011
0 Shpërndarje
Login Systems organizon në Tiranë “Enteprise Day 2011”

Synimi i kësaj ngjarjeje thuhet të jetë përditësimi i njohurive të njerëzve të pranishëm në tregun e IT-së në lidhje me produktet dhe zgjidhjet e bazuara në Canon, EMC, LG-Ericsson, Mikrotik, Linksys dhe Zyxel.  Në mes tjerash në ngjarje pritet të marrin pjesë edhe ekspert të Login Systems të cilët do të informojnë audiencën me prezantime apo demonstrime të pajisjeve që do të jenë të pranishme gjatë mbajtjes së ngjarjes.

E natyrisht ata që marrin pjesë do të kenë rastin që të takohen dhe të bisedojnë me përfaqësues të Canon dhe EMC, në lidhje me tema të caktuara. Gjithashtu vlen të theksohet se të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje duhet të regjistrohen paraprakisht.

Lajmet e fundit>