Harduer

Logitech Brio, një kamër 4K e cila kushton 200 dollar

Feb 9 2017
0 Shpërndarje
Pasi u rikthye ueb kamerave Shtatorin e vitit të kaluar, Logitech po bën hapa të mëdha përpara me modelin e ri Brio, një kamër 4K. Logitech Brio, një kamër 4K e cila kushton 200 dollar Photo Source: Logitech

Vështirë të argumentohet pse një përdorues do të kishte nevojë për kamër 4K gjatë një video konference. Por ja ku është dhe kushton 199 dollar. Është e kufizuar në rezolucion 4,096 x 2,160 me 30 frekuenca në sekondë.

Logitech përpiqet të na kujtojë se nuk vlen vetëm për video konferencat por për të gjithë ata që videon e kanë seriozisht.

Kamera ofron mbështetje për HDR gjithashtu dhe mund të operojë në një varietet ambjentesh me ndriçueshmëri të niveleve më të ulëta.

Logitech Brio është në shitje që nga dita e Marte. /PCWorld Albanian

Tags >

logitech
Lajmet e fundit>