Harduer

Logitech prezantoi një mauspad me teknologjinë e ngarkimit wireless

Jun 12 2017
0 Shpërndarje
Të modifikuar dhe me emërtimet e reja G903 dhe G703, sekreti i tyre gjendet në pjesën e poshtme. Logitech prezantoi një mauspad me teknologjinë e ngarkimit wireless

Pak javë më parë në Computex Corsair prezantoi një mousepad koncept i cili ngarkonte baterinë e mausit përmes valëve wireless.

Sot Logitech prezantoi kundërpërgjigjen e saj, Powerplay, së bashku me dy maus që shfrytëzojnë teknologjinë.

Dhe janë mause mjaft popullor dhe të preferuar nga përdoruesit. Ndryshe nga Corsair i cili prezantoi një maus koncept, Logitech do ta ofrojë teknologjinë për dy mause G900 dhe G402.

Të modifikuar dhe me emërtimet e reja G903 dhe G703, sekreti i tyre gjendet në pjesën e poshtme. Është një pjesën më vete e cila kapet magnetikisht tek mausi dhe mund të vendoset tek çdo model i përshtatshëm.

Sa i përket modeleve G903 dhe G703 ato janë identike me paraardhësit. Gjithashtu teknologjia wireless është e shpejtë dhe e qëndrueshme. Një mauspad i cili ngarkon mausin tuaj ndërsa punoni do të eliminojë barrierën e fundit të adoptimit të mauseve wireless.

Pyetja e vetme që shtrohet është a përdor Logitech teknologjinë Qi Wireless siç Corsair? Ajo që mund të themi është se Qi Wireless nuk përmendet askund në njoftimi i Logitech.

Logitech G903 dhe G703 do të kushtojnë 150 dollar dhe 100 dollar respektivisht. Ato janë në shitje që nga fundi i muajit Qershor. /PCWorld Albanian

Tags >

logitech
Lajmet e fundit>