Harduer

Logitech prezanton kufjet e cilësisë së lartë G433 dhe G233

Jun 8 2017
0 Shpërndarje
Kompania do të ofrojë detajet e para të kufjeve në Konferencën Electronic Entertainment Expo që mbahet javën e ardhshme. Logitech prezanton kufjet e cilësisë së lartë G433 dhe G233 Photo Source: Logitech

Logitech prezantoi dy pajisje të reja plot ngjyra për adhuruesit e lojërave. Bëhet fjalë për dy kufje lojërash të cilat mund ti përdorni edhe për dëgjimin e muzikës në çdo pajisje.

Pjesë e markës Logitech G tashmë janë modelet G433 7.1 dhe G233. Ato përmbajnë teknologji të avancuara për video lojëat dhe driverat Pro-G për performancë më të lartë.

Kompania do të ofrojë detajet e para të kufjeve në Konferencën Electronic Entertainment Expo që mbahet javën e ardhshme.

Me materiale prej pulhure hibride, ato ofrojnë cilësi të lartë audio me shtrembërime minimale të zërit. Të dy produktet funksionojnë me kompjuterat PC, Xbox One, PlayStation 4 si dhe Nintendo Switch.

Ato bartin certifikimin Discord duke garantuar nivelet më të larta audio dhe qartësinë m ë të lartë të zërit.

Logitech G433 do të kushtojë 100 dollar ndërsa G233 80 dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

logitech
Lajmet e fundit>