Harduer

Logitech prezanton tastierën për iPad mini

Feb 5 2013
0 Shpërndarje
Logitech prezanton tastierën për iPad mini

logitechNë mënyrë që shumë pronarëve të iPad mini t’u lehtësojë punët ditore dhe njëkohësisht ta bëj pajisjen sa më funksionale në kontekstin e ndihmës në zyrë, Logitech ka vendosur që në treg të ofrojë një tastierë specifike ultra të hollë posaçërisht për tabletin e popullarizuar të Apple.

Duke ndjekur filozofinë të cilën e prezantoi Surface i Microsoft-it, bëhet fjalë për një përshtatje të formës së edicionit të kaluar të kësaj tastiere të cilën Logitech e kishte dizajnuar për iPad-ët me madhësi normale.

Në dallim nga tastiera e Surface, kjo tastierë ka një sipërfaqe të fortë gjë që sigurisht është një opsion më i mirë, pa marrë parasysh nëse mbani tabletin në tavolinë apo në prehër.

Cilësia e prodhimit gjithashtu është në nivel të lartë – shtëpiza është alumini, ndërsa bateria me tre muaj jetë garanton nivel të mirë pavarësie. Tableti dhe tastiera natyrisht janë të lidhur përmes lidhjes bluetoth, me largësi deri në 10 metra.

Tastiera do të arrijë në tregun evropian dhe amerikan gjatë këtij muaji, në tri edicione të ndryshme (kuqe, zezë dhe të bardhë) me çmim prej 79,99 USD. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>