Lajmet

Logo e Apple do të shërbejë si lajmëruese për ardhjen e njoftimeve në iPhone 6

Jul 23 2014
0 Shpërndarje
Logo e Apple do të shërbejë si lajmëruese për ardhjen e njoftimeve në iPhone 6

gsmarena_001 (1)Çdo ditë jemi mësuar të dëgjojmë informacione të reja mbi telefonin inteligjent iPhone 6. Një tjetër informacion mbi smartfonin e ri të Apple i cili pritet të lançohet në shtator, ka filluar të qarkullojë në internet.

Flitet se iPhone i ardhshëm do të përdorë logon e kompanisë Apple për të lajmëruar përdoruesin për ardhjen e njoftimeve të ndryshme.

Logoja do të ndriçohet kur ju merrni një njoftim, si dhe do t`ju informojë nëse do të vijë ndonjë mesazh tekst ose thirrje telefonike. Logoja e Apple-it është përdorur edhe më përpara për këtë funksion në kompjuterët e kompanisë, megjithatë në rastin e telefonëve inteligjent është përdorur vetëm si një logo e thjeshtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>