Harduer

Logoja e Android urinon mbi atë të Apple! Google kërkon falje publike

Apr 25 2015
0 Shpërndarje
Logoja e Android urinon mbi atë të Apple! Google kërkon falje publike

Screen_Shot_2015-04-24_at_1.57.51_PM.0.0

Në një dalje për shtyp në The Washington Post, Google ka kërkuar falje publikisht për një imazh në shërbimin e hartave Maps kur shfaqej logoja e Android duke urinuar mbi logon e Apple.

Një zëdhënëse e Google tha për The Washington Post, “kërkojmë falje për atë përmbajtje krijuar nga një përdorues dhe po punojmë për largimin e tij sa më parë.”

Kjo pamje vizuale e cila tashmë është hequr gjendej në Pakistan në afërsi të qytetit Rawalpindi dhe është shtuar në shërbimin e Google Maps përmes funksionalitetit Map Maker, një veçori e cila bën të mundur për përdoruesit të shtojnë përmbajtje dhe informacion shtesë. Një llogari përdoruesi në Map Maker mendohet të jetë përgjegjës për këtë gjest. Ajo që na shqetson më tepër është mungesa e proçesimit të informacioneve të eksportuara në Google Maps përmes Map Maker e cila e thënë ndryshe quhet “papërgjegjshmëri” e vetë kompanisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>