Analiza

Logoja e iPhone 6 mund të shërbejë thjeshtë si dekor

Aug 13 2014
0 Shpërndarje
Logoja e iPhone 6 mund të shërbejë thjeshtë si dekor

gsmarena_001 (1)iPhone 6 është një ndër telefonët inteligjent, i cili është përfolur më shumë gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2014. Gjatë këtij 6 mujori janë publikuar hipoteza të ndryshme mbi parametrat dhe pajisjet që do të përbëjnë telefonin.

Shumë u përfol edhe për logon e Apple në pjesën e mbrapme të iPhone 6. Thuhej se logoja do të ndriçonte në momentin që përdoruesit i vinin zile, mesazhe ose njoftime të ndryshme në telefon.

Në një foto, në të cilën duken qartë njësi të shumta logosh së iPhone 6, mund të shikohet se ato nuk janë të ndryshme nga logot e mëparshme. Në foto nuk shikohet ndonjë ndriçues LED apo ndonjë tel ose bateri i lidhur me to. Ky fakt tregon se këto logo do të jenë normale dhe nuk do të ndryshojnë nga ato të mëparshmet.

iPhone 6 do të vijë në dy versione, njëri me përmasa 4.7 inç dhe tjetri me përmasa 5.5 inç. Ekrani i këtyre telefonëve do të jetë i përbërë nga kristalet e gurit të çmuar të safirit. Në internet qarkullojnë fjalë se kompania e Apple nuk zotëron mjaftueshëm material që të mbulojë të gjithë prodhimin e telefonëve iPhone 6, prandaj mendohet se numri i telefonëve me ekran safiri do të jetë i limituar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>