Analiza

Lojërat për trajnimin e trurit, nuk kanë efekt

Apr 22 2010
0 Shpërndarje
Lojërat për trajnimin e trurit, nuk kanë efekt

Sipas një studimi të kryer nga BBC, dhe printuar në magazinën “Nature”, këto lojëra shfaqin zero rezultate, duke kursyer argëtimin.

Studimi masiv ka përcjellë 11.430 njerëz mes moshave prej 18 dhe 60 vjeç, për më shumë se gjashtë javë. Pjesëmarrësit janë kyçur në “trajnim” të trurit për së paku 10 minuta në ditë, tre herë gjatë javës. Ata më pas u ndanë sipas rastësisë në tre grupe:

Një përcolli seanca të dizajnuara për të trajnuar fuqitë arsyetuese të trurit, planifikimin dhe afëtsitë për zgjidhje të problemeve; një tjetër luajti lojëra të trajnimit të trurit të cilat kishin si synim trajnimin e memories afat-shkurtër, vëmendjen, matematikën dhe aftësitë visuospatiale; dhe grupi i tretë u fut online, duke kërkuar informacione që nuk kanë pasur ndonjë aftësi specifike njohëse.

Subjektet në fakt u bënë më të mirë në luajtjen e lojërave, por studimi ka thënë se nuk ka pasur ndonjë përmirësim në ndonjë fushë tjetër.

“Rezultatet janë të qarta. Nëse flasim me statistika, nuk ka dallime të theksuara mes përmirësimeve të përcjella në pjesëmarrësit që kanë luajtur lojëra për trajnimin e trurit, dhe tek ata që vetëm ka hulumtuar internetin për të njëjtën periudhë kohore” tha Dr. Adrian Owen, një neuro-shkencëtarë pranë Këshillit Mjekësor Hulumtues.

Megjithëse studimi ishte më i madhi i llojit të tij, ende është një studim dhe është i hapur për debat dhe interpretim.

Pavarësisht kësaj, shumë njerëz do të ishin në këto momente më të lumtur nëse do të kishin kursyer të holla për diçka tjetër, sesa për të blerë lojëra për “trajnimin” e trurit.

Lajmet e fundit>