Lajmet

Loja “Angry Birds” origjinale tani pa pagesë për përdoruesit e iPhone dhe iPad

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Loja “Angry Birds” origjinale tani pa pagesë për përdoruesit e iPhone dhe iPad

Angry birds“Zogjtë e Nervozuar”, apo në origjinal “Angry Birds” ka pasur lëshime të versioneve të ndryshme, të cilët kanë arritur me qindra mijëra shkarkime, ndonëse nuk ishin pa pagesë.

Por tani është lajmëruar që versionet për iPhone dhe iPad të “Angry Brids” janë në dispozicion pa pagesë. Më parë, versioni për iPhone ishte në shitje për 99 centë. “Angry Birds” HD për iPad ishte në dispozicion për 2.99 dollarë.

Rovio më parë ofronte pa pagesë disa versione, por ato ishin të kufizuara në vetëm disa nivele. Këto versione tani duket të jenë larguar nga App Store.

“Angry Birds” ishte loja që i solli një sukses të madh ndërmarrjes Rovio.

Ndonëse “Angry Birds” origjinal është pa pagesë, nuk është e qartë nëse do të qëndrojë edhe aq gjatë në këtë gjendje. Deri më tani nuk kemi ndonjë njoftim në faqen e ndërmarrjes Rovio ose në rrjete shoqërore se loja është falas ose se sa gjatë do të qëndrojë kështu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>