Lajmet

Loja e mbështetur në filmin “Hunger Games”, së shpejti në treg

Jun 3 2014
0 Shpërndarje
Loja e mbështetur në filmin “Hunger Games”, së shpejti në treg

hunger-games-katniss-jennifer-lawrence-5Ditën e premte kompania Lionsgate dhe studio e lojërave Kabam shpallën partneritetin e tyre për ndërtimin e një loje, e cila do të bazohet në seritë e filmit “Hunger Games”. Loja do të zhvillohet për tu luajtur në telefonat inteligjentë dhe tablet.

Kompanitë kanë deklaruar që “Hunger Game” do të jetë falas për tu shkarkuar, por gjithsesi lojtarët mund të bëjnë blerje brenda lojës për të fituar avantazhe ndaj lojtarëve të tjerë. Rrjedha e lojë do të bazohet në një personazh kryesor, i cili ka si mision kryesor ndërtimin e aleancave dhe çlirimin i distriktit të tij nga pushtuesit.

Lionsgate dhe Kabam nuk kanë dhënë ndonjë datë për ditën që do të hidhet loja në treg, megjithatë ka spekulime që ajo do të jetë e gatshme në Appstore dhe Play Store në nëntor të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>