Softuer

Loja e një 14 vjeçari në maje të shkarkimeve

Jan 18 2011
0 Shpërndarje
Loja e një 14 vjeçari në maje të shkarkimeve

Bubble Ball, një stimulues fizik, ishte koduar nga Robert Nay, një 14 vjeçar nga Spanish Fork, Utah. Loja sfidon lojtarët që të përdorin gjëra dhe gravitetin për të udhëzuar një top në vendin e paracaktuar.

Nay shpenzoi dy muaj për ta shkruar lojën, që doli në dyqanin për aplikacion, App Store, në fund të vitit të kaluar dhe ishte gjithashtu i gatshëm për pajisjet Android. Në ditët e fundit kjo lojë ka sfiduar aplikacionin Angry Birds Lite përgjatë listës së lojës më të shkarkuar falas.

“Unë isha shumë i befasuar se sa mirë ishte duke shkuar,” tregoi Nay për Mobilized. Nay tha që planifikon të shtojë më shumë nivele në lojën pa pagesë dhe pastaj eventualisht të shtojë më lojëra si aplikacione me pagesë. Ai gjithashtu ka disa ide të tjera për lojërat që do të mund t’i shkruante.

Edhe pse është loja e tij e parë, Nay ka qenë në kompjuterë për disa kohë, duke bërë programime në ueb ose duke ndihmuar të tjerët me kompjuterët e tyre. Kur ai nuk është në kompjuter (ose shkollë) ai gjithashtu e pëlqen leximin, veçanërisht fanta-shkencë dhe ekzekutim në piano dhe trumbetë.

Disa muaj më parë, një shok tha që Nay e pëlqente iPod-in e tij shumë, ndoshta ai do të mund të provonte të programonte diçka për të. Së pari ai provoi veglat standare Objective-C për programim, por ai nuk arriti të mësonte edhe aq. Ai provoi një tjetër vegël të quajtur GameSalad, por nuk i pëlqyen rezultatet. Në fund, ai zgjodhi veglat Corona nga Ansca Mobile. Corona ishte e lehtë për përdorim, tha ai dhe gjithashtu ia mundësoi atij që të shkruante së pari dhe të publikonte për pajisjet Apple dhe Android.

Bubble Ball u shfaq në dyqanin e aplikacioneve më 29 dhjetor dhe kishte një milion shkarkime në dy javët e para. Të enjten e kaluar ai mbërriti majën e dyqanit App Store në pjesën pa pagesë dhe kishte më shumë se 400,000 shkarkime vetëm në atë ditë.

Nëna e Robertit, Kari Navy, vizatoi disa nivele të lojës, megjithëse Roberti e bëri tërë kodimin. Kari Navy gjithashtu ka përgjegjësitë për çështjet për biznes si vendosja e aplikacioneve në App Store dhe vendshitjet e aplikacioneve për Android.

“Unë i bëj gjërat e të rriturve për të,” tha ajo./pcworlalbanian

Lajmet e fundit>