Softuer

Loja e radhës Star Trek, gjatë verës së vitit 2012

Jun 5 2011
0 Shpërndarje
Loja e radhës Star Trek, gjatë verës së vitit 2012

 

Me një tregim origjinal dhe përvojë të pakrahasueshme për luajtje të përbashkët me dikë tjetër, për herë të parë gejmerët do të kenë rastin të provojnë karakteret si Spock dhe Kirk. Loja, që vazhdon aventurën që drejtori dhe prodhuesi J.J. Abrams ka nisur me Star Trek në vitin 2009, sjellë një tregim të mbushur me aksion të udhëhequr prej Kirk dhe Spock, të cilët duhet të punojnë së bashku për të ndalur një racë legjendare armiqësore, që po tenton të pushtojë galaktikën.

“Star Trek sfidon kufijtë e luajtjes në tandem me një aventurë galaktike që gejmerët dhe adhuruesit e lojërave asnjëherë nuk e kanë përjetuar” tha Tom Lesinski, president i Paramount Digital Entertainment. “Duke punuar bashkërisht me ekipin filmik të Star Trek gjatë tërë kohës sa është zhvilluar loja, është e natyrshme që ju do të përjetoni një llojllojshmëri të argëtimit dhe aksion që do të ishte i pritur nga një titull kaq në emër.”.

Loja është duke u zhvilluar nga Digital Extremes (zhvilluesit e Bioschock 2, Unreal Tournament, Dark Sector, The Darknes II), që po punon bashkërisht me Bad Robot, K/O Paper Products dhe Damon Lindelof, dhe po publikohet nga Paramount Digital Entertainment përmes licencës së CBS. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>