Softuer

Loja e re nga Zynga për strategji luftarake

Jun 1 2011
0 Shpërndarje
Loja e re nga Zynga për strategji luftarake

Kjo ndërmarrje e përshkruan lojën e lartpërmendur si “CityVille takon rrezikun”. Për dallim nga FarmVille, ku qëllimi i përdoruesit ishte që të ndërtohet prona nëpërmjet tregëtisë dhe reklamimit, Empires & Allies ka të bëjë me ndërtimin e një ushtrie për të mbrojtur perandorinë tuaj. Përdoruesit mund të ndërtojnë njësi ushtarake, nga bashkëpunimet, energjitë e sigurta, madje edhe të pushtojnë ishuj të tjerë.

Për dallim nga lojërat e tjera të Zynga-s, Empires & Allies udhëhiqet nga rrëfimi i vet. Loja ka më shumë se 30 personazhe që udhëzojnë lojtarët përgjatë lojës. “Ne nuk jemi të përqëndruar për ofrimin e një forme të re të argëtimit për lojtarët tonë dhe një lojë strategjike është pa dyshim një teren i ri i lojës për ne” tha prodhuesi ekzekutiv i Empires & Allie, Amer Ajami.

Pasi që kjo nuk është loja e parë me luftëra e Zynga-s (ky nder shkon për Mafia Wars), është një lojë më përfshirëse që kërkon aftësi për planifikime në beteja dhe menaxhim të burimeve.

Loja do të dalë sot dhe do të jetë e gatshme në 12 gjuhë./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>