Softuer

Loja logjike Portal tani falas deri më 20 shtator

Sep 16 2011
0 Shpërndarje
Loja logjike Portal tani falas deri më 20 shtator

Kjo vjen si pjesë e reklamimit të lojërave Mëso me Portale, me qëllime edukative të Valve. Ashtu siç e deklaron Valve në uebfaqe, një nga sfidat më të mëdha për arsimdhënësit është që t’ua mësojnë studentëve shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën, e cila gjë arrihet duke kapur imagjinatat e studentëve aq shumë duke ua parashtruar atyre të gjitha mundësitë që iu dalin atyre përpara.

“Kur ne kemi dëgjuar për lëvizjet që silleshin për rolin e ri të video lojërave që po e luajnë në edukim, ne e kemi hedhur kapelën tonë në unazë” thotë ndërmarrja. “Hapja e syve për të parë se si video lojërat mund të përdoren në rrugë të mahnitshme dhe të papritura për të ndihmuar në edukimin e gjeneratës tonë të ardhshme.”

Pra, me pak fjalë, Portal është një vegël që studentët (dhe çdokush tjetër) mund ta shkarkojnë dhe luajnë falas.

“Përdorimi i veglave interaktive si seritë e Portalit për t’i vizatuar ato [portalet]  e bën fizikën, matematikën, logjikën, arsyetimin hapësinor, probabilitetin dhe interesimin për zgjidhjen e problemeve, me gjaktëftohtësi dhe argëtim që na bën ne një hap më hapër qëllimit tonë – të lidhur, nëpërmjet fëmijëve!” shtoi ndërmarrja.

Shkoni këtu për ta marrë kopjen tuaj të lojës Portal./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>