Analiza

Loja Minbloom që nxit për jetë të pasur dhe të plotë

Sep 28 2011
0 Shpërndarje
Loja Minbloom që nxit për jetë të pasur dhe të plotë

Kur luani Mindbloom, ju mbillni një pemë që përfaqëson jetën tuaj, me gjethe që paraqesin aspekte të ndryshme të rëndësishme për jetën tuaj. Me përparimin tuaj përgjatë lojë, ju duhet të vendosni se cilat veprime ju duhet t’i ndërmerrni që do të ushqejnë pjesë të ndryshme të pemës duke poseduar burime dhe kohë të kufizuar. Sapo të keni identifikuar pjesët e jetës që janë të rëndësishme për ju, si shëndeti, karriera, mardhëniet, financat, natyra shpirtërore dhe gjëra të tjera, ju mund të ujisni pemën tuaj të jetës, e cila pastaj do të rriett dhe do të zhvillohet në rrugë të ndryshme në bazë të asaj se sa e ujisni dhe për sa kohë e lini në diell.

Këtu vjen edhe pjesa ku ndihmon vetveten. Në mënyrë që ta ujisni pemën, ju vini me një listë të gjërave që ju doni t’i kryeni tani ose keni pasuar gjithmonë qejf që t’i bëni dhe t’i shtoni ato në një plan të zhvillimit personal. Për shembull, ju mund të zgjedhni nga gjërat në lojë që përkrahin gjëra si ngrënia e shëndetshme, ushtrimet, biseda me familjen tuaj, ose veprime të zakonshme të mirësjelljes.

Rregulloni planin tuaj personal me fotografi dhe pastaj shkoni në një botë reale dhe bëni gjërat që i keni shtuar në listën tuajë. Kur kryeni veprime të botës reale, ju merrni pikë, arritje, bexhe dhe shpërblime të tjera brenda lojës për të kryer gjëra që ju keni dashur gjithmonë t’i bëni. Gjersa jeni duke luajtur, ju do të fitoni më shumë shpërblime./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>