Lajmet

Loja shpërblyese nga Z mobile

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
Loja shpërblyese nga Z mobile

Kohëve të fundit, dhe sidomos gjatë sezonit veror duket se operatorët e telefonisë celulare në Kosovë janë bërë shumë zemërgjërë me oferta dhe lojëra të ndryshme shpërblyese për konsumatorët e vet.

Së fundmi, operatori virtual i telefonisë celulare, Z mobile, ka lansuar lojën shpërblyese për klientët e saj. Në një njoftim të publikuar në Ueb faqen zyrtare të kompanisë thuhet se Z mobile vazhdon t’u qëndrojë besnik konsumatorëve të saj, ku për herë të parë në Kosovë, ka organizuar lojën më të madhe shpërblyese “Shëk Shëk” duke ofruar dhurata të shumta të cilat u dedikohen konsumatorëve.

Në këtë mënyrë, në mbushjet prej 5€, 10€ dhe 20€, konsumatorët e Z mobile mund të fitojnë shpërblime nga më të ndryshimet duke përfshirë: telefona mobilë, iPhone, iPad, aparate digjitale, laptop, Sony PlayStation 3 si dhe shumë dhurata të tjera. Ndërsa PREMITË kryesore janë: Porsche Panamera, Audi Q5, dhe 3 vetura BYD.

Për më shumë informata rreth kësaj loje shpërblyese vizitoni dyqanet zyrtare të Z mobile apo Ueb faqen e kompanisë.

Lajmet e fundit>