Lajmet

Loja “Temple Run” frymëzon producentët e Hollywood-it për krijimin e një filmi

Nov 16 2013
0 Shpërndarje
Loja “Temple Run” frymëzon producentët e Hollywood-it për krijimin e një filmi

temple runMesa duket loja popullore “Temple Run” nuk i ka shpëtuar vëmendjes së producentëve të HollyWood-it të cilët kanë në plan të krijojnë një film bazuar në këtë lojë.

Temple Run, një aplikacion i disponueshëm në platformën iOS dhe Android, është shndërruar në një prej lojërave më të preferuara në pajisjet mobile që prej lançimit të tij në vitin 2011. Sipas një raportimi nga Hollywood-i, Warner Bros është në bashkëbisedim me producentin e Harry Potter David Heyman për realizimin e këtij projekti.

Temple Run nuk do të jetë loja e parë që do të kalojë nga bota mobile në kinematë e e filmave duke qenë se së fundmi është punuar edhe për realizimin e filmit Angry Birds i cili, pritet të lançohet në vitin 2016. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>