Lajmet

Loja “Watchdogs” tashmë e disponueshme për PS4, Xbox One, PS3, Xbox 360 dhe PC

May 28 2014
0 Shpërndarje
Loja “Watchdogs” tashmë e disponueshme për PS4, Xbox One, PS3, Xbox 360 dhe PC

2449263-watch_dogs_running_on_ltrain_Loja më e parapëlqyer nga përdoruesit e Ubisoft, “Watch Dogs”, tashmë, është e pranishme për PlayStation 4, Xbox One, PlayStation 3, Xbox 360 dhe për PC. Shefi ekzekutiv i Ubisoft, Yves Guillemont ka deklaruar se kjo është një ndër lojërat më të kërkuara dhe një ndër më të blerat në treg.

Ai gjithashtu shprehet se kjo lojë do të ngjitet akoma më lart në tregun e lojërave kompjuterike duke kapur numrin më të lartë të përdoruesve. Personazhi kryesor në këtë lojë është Aiden Pierce dhe qyteti në të cilin luhet është Chicago.

Kjo lojë do të luhet në parametra 900 pixel në PS4 dhe 792 pixel në Xbox One. Ndryshimet në lojë ndërmjet, PS3 me PS4, dhe, Xbox 360 me Xbox One, do të jenë të pakta, të cilat nuk do të ndryshojnë rrjedhën normale të lojës. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>