Softuer

Lojë vallëzimi për Project Natal…

Jun 3 2010
0 Shpërndarje
Lojë vallëzimi për Project Natal…

Project Natal siç e dini është një sistem i ri argëtimi për Xbox 360 që pritet të debutojë në treg gjatë këtij viti, dhe ai përdorë një sistem më ndryshe të ndërveprimit me lojën. Një kamerë e montuar mbi pajisje përcjellë çdo lëvizje tuajën dhe e dërgon atë si sinjal hyrës në konzolë, duke iu mundësuar juve që përmes lëvizjeve para ekranit të bashkëveproni me lojën.

Loja e radhës nga zhvilluesi i Rock Band, Harmonix ka gjasa që të jetë një lojë vallëzimi pikërisht për këtë sistem që përcjellë lëvizjen.

Sipas thashethemeve që burojnë nga Game Informer, loja që bazohet “tërësisht në vallëzim” është duke u zhvilluar ndaras Rock Band 3.

Megjithëse kohëve të fundit zhanri muzikor në konzola argëtimi është duke pësuar rënie, titulli i Ubisoft që është ekskluziv për Wii, Just Dance ka nxitur disa gjëra pozitive, duke shtyrë 3 milion kopje të shitura anembanë botës

E natyrisht përcjellja e botuesve tjerë drejt një ideje të këtillë duket praktikisht e paevitueshme dhe nëse shtrohet pyetja kush mund të bëjë diçka të mirë për këtë zhanër në treg, atëherë ai padyshim që është Harmonix.

Lajmet e fundit>