Lajmet

Lojërat elektronike ndikojnë pozitivisht në temperamentin e të moshuarve

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Lojërat elektronike ndikojnë pozitivisht në temperamentin e të moshuarve

Studiuesit në Universitetin shtetëror të North Carolina kanë zbuluar se lojërat elektronike kanë ndikim pozitiv te njerëzit e moshuar.

Studiuesit anketuan 140 persona mbi moshën 63 vjeç (mestarja e grupit ishte 77 vjeç) dhe i vendosën në njërën prej ketyre tre kategorive: lojtarë të rregullt (të paktën njëherë në javë), të rastësishëm (më pak se njëherë në javë) dhe në persona që nuk luanin.

U arrit në përfundimin se personat që luanin rregullisht apo rastësisht reflektonin nivele më të larta pozitiviteti dhe ishin më të integruar në jetën sociale, ndërsa ata që nuk luanin vuanin më tepër nga depresioni.

Studimi nuk është gjithëpërfshirës, megjithatë rezultatet e tregojnë qartë se ekziston lidhje pozitive midis të moshuarve që luajnë dhe gjendjes së tyre shpirtërore.

Megjithatë nuk mund të përjashtojmë rastet kur personat që luajnë janë më të shëndetshëm dhe më të shoqërueshëm nga natyra krahasuar me pjesën tjetër që nuk luan, ose mund të jetë pikërisht marëdhënia me miqtë dhe familjarë gjatë lojës ajo çfarë i bën që të ndjehen mire dhe jo vetë loja.

Për të përcaktuar saktë se çfarë e përmirëson në të vërtetë gjendjen mendore të të moshuarve do të kryhen studime të tjera më të detajuara. (PCWorld Albanian)

games

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>