Analiza

Lojërat mobile në ekspansion, gjeneruan 40 miliard dollar të ardhura në 2016

Feb 2 2017
0 Shpërndarje
Lojëra mobile janë një biznes mjaft fitimprurës. Sipas një raporti nga SuperData Research tregu i lojërave mobil gjeneroi 40.6 miliard dollar të ardhura vitin e kaluar, një rritje me 18% krahasuar me 2015. Lojërat mobile në ekspansion, gjeneruan 40 miliard dollar të ardhura në 2016

Këto lojëra janë kaq popullore saqë përbëjnë gjysmën e të ardhurave të industrisë së lojërave në terësi.

Tregu më i madh është Azia e cila gjeneroi 24.8 miliard dollar ndjekur nga Amerika me 6.9 miliard dollar dhe Europa me 5.7 miliard dollar.

Përdoruesit e telefonëve Android shpenzuan çdo ditë 30 minuta duke luajtur lojëra. Lojërat mister ishin më popullore ku 58% e përdoruesve luanin me to. Nuk qëndrojnë larg as ato të aksionit me 40%.

Vlen të përmendet se lojtarët Android përbëjnë 78% të tregut. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>