Harduer

Lojërat multiplayer në ekran të plotë për secilin lojtar

Sep 5 2011
0 Shpërndarje
Lojërat multiplayer në ekran të plotë për secilin lojtar

E quajtur Lojë e Dyfishtë, kjo funksionon duke e bërë një paraqitje 3D nga mbivendosja e dy paraqitjeve 2D. Në vend se të bëhet dërgimi i fotografive të ndryshme në syrin e majtë dhe të djathtë të një lojtari, do të dërgohen fotografi të ndryshme tek lojtari i majtë dhe dhe i djathtë. Një lojtar vendos një palë syze 3D të polarizuara me dy thjerrëza në syrin e majtë dhe lojtari tjetër vendos një palë syze me dy thjerrëza për syrin e djathtë. Kjo ia mundëson secilit lojtar që të shohë seksionin e vet të lojës në ekran të plotë.

Sipas zëdhënëses së ndërmarrjes, LG tha që kjo teknologji funksionon me çdo televizion të vetin Cinema 3D dhe syzet do të përfshihen me televizionet LW980, që do të dalin në shitje më vonë gjatë këtij muaji. Ajo tha që përdoruesit do të mund t’i bënin syzet e tyre Dual Play duke i rregulluar thjerrëzat./cio.al

Lajmet e fundit>