Analiza

Lojërat aksion kontribuojnë në përshpejtimin e marrjes së vendimeve të drejta

Sep 14 2010
0 Shpërndarje
Lojërat aksion kontribuojnë në përshpejtimin e marrjes së vendimeve të drejta

Autorët Daphne Bavelier, Alexandre Pouget dhe C. Shawn Green raportuan se lojërat rrisin ndjeshmërinë ndaj ambientit rrethues, që është një përfitim që përmirëson një llojllojshmëri të aftësive në jetën e përgjithshme, duke përfshirë multitasking, ngasje, navigim, përcjellje të miqve në turma dhe madje leximin e shkronjave të vogla.

Hulumtuesit nga Universiteti i Rochester testuan njerëz të moshës prej 18 deri në 25 vjeç që nuk ishin gejmerë të zakonshëm. Ata u ndanë në dy grupe. Të partë luajtën 50 orë të lojërave të shpejta FPS si Call of Duty 2 dhe Unreal Tournament, kurse grupi i dytë luajti lojën e ngadalshme The Sims 2.

Pas seancave të trajnimit, secili subjekt ishte pyetur për vendime të shpejta në disa detyra me zë dhe me pamje të cilat janë dizajnuar nga hulumtuesit. Lojtarët e lojërave aksion ishin rreth 25 për qind më të shpejtë në arritjen e në vendimi dhe u përgjigjën saktë në po aq pyetje sa kolegët e tyre të lojërave strategjike.

“Nuk ka të bëjë me saktësinë, por lojtarët e lojërave aksion bëjnë vendime më të sakta në njësi të kohës. Nëse ju jeni një kirurg apo një ushtar në mes të frontit të luftës, këto gjëra mund të ndikojnë mjaft shumë” .

Megjithatë, sipas hulumtuesve, duket se këto përfitime nga video lojërat burojnë nga lojërat aksion, që nënkupton domosdoshmërishtë lojëra me armë, që ju vendos në një labirint dhe ku ju nuk e dini se kur do të paraqitet një armik.

Shkencëtarët sugjerojnë se përmirësimet e këtilla mund të jetë ajo që lojërat aksion nuk kanë ndonjë përgjigje të qartë, por janë jashtëzakonisht të paparashikueshme, dhe si rezultat i kësaj paraqesin efektin e vetë./pcworld.al

Lajmet e fundit>